Pas plot 23 vitesh martesë, Jim Belushi divorcohet nga bashkëshortja

0

Ylli i “According to Jim”, Jim Belushi po ndahet nga bashkëshortja Jennifer Sloan pas më shumë se 23 vitesh martesë.

Të premten, Belushi paraqiti kërkesën për divorc në Gjykatën Supreme në Los Angeles, sipas TMZ. Kjo është hera e dytë në tre vite që ata kërkojnë të ndahen.

Në mars të vitit 2018, Sloan paraqiti letrat e divorcit duke pretenduar “ndryshime të papajtueshme”, por më vonë u pajtuan. Një vit më vonë, Belushi refuzoi kërkesën për divorc.

Belushi u martua me Jennifer Sloan më 2 maj 1998. Ata u njohën në vitin 1993, por nuk u lidhën menjëherë.

“Më puthi në ballë, si të më kishte motër,” tha Sloan për People në vitin 2003. “Ca javë më pas më ftoi të patinonim bashkë. Atë ditë më pëlqeu. Ishte i vërtetë.”

Kjo është martesa e tretë për aktorin me origjinë shqiptare. Ai ka qenë i martuar më parë me Sandra Davenport, me të cilën ka një djalë, Robert James. Ai gjithashtu ishte i martuar me Marjorie Bransfield për dy vite, 1990-1992.

Jennifer dhe Jim janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Jamison, 22 vjeç dhe djalit Jared, 19 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu