“Për 2 mijë lek më vjen birra në shezlong”, gazetari nga Kosova flet për çmimet në jug

0

VLORË- Që prej nisjes së sezonit turistik në vend debatet kanë qenë të shumta përsa i takon çmimeve të shërbimeve sidomos në jug të vendit.

Gazetari nga Kosova Shkumbin Kajtazi në një postim në Facebook ka shkruar pikërisht për këtë diskutim ku shprehet se sipas tij dhe fjetja dhe ushqimi janë më të lira se në Kosovë.

“Irrituese, po ashtu, është me pa njerëz që ankohen për çmimin e pijeve në jug, ndërkohë që për t’u dukur të rëndësishëm pijnë espresso gati 2 euro në Prishtinë. A unë, e porosis një birrë që më vije tek shezloni për vetëm 200 lekë. Birra në Prishtinë është moti 2 euro, edhe atë e pini me pamje nga ndonjë kontejner bërlloku.”- tha Kajtazi.

Kajtazi u shpreh se është irrituese sesi disa njerëz ankohen për çmimet në jug kur ndërkohë një sallatë në Kosovë kushton sa tre racione në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Janë pak vende në jug të Shqipërisë, ku s’kam shkelë qoftë për me hangër qoftë për me fjet. Edhe buka edhe fjetja, e sidomos pija, janë më të lira se në Kosovë.
Është irrituese me pa njerëz që ankohen për çmimin e bukës në jug, ndërkohë që për m’i shëru komplekset, në Kosovë shkojnë në kafene ku sallata të kushton sa racioni me tri pjata në Shqipëri.
Irrituese, po ashtu, është me pa njerëz që ankohen për çmimin e pijeve në jug, ndërkohë që për t’u dukur të rëndësishëm pijnë espresso gati 2 euro në Prishtinë. A unë, e porosis një birrë që më vije tek shezloni për vetëm 200 lekë. Birra në Prishtinë është moti 2 euro, edhe atë e pini me pamje nga ndonjë kontejner bërlloku.
Ani kur ankohen për çmimin e fjetjes në dhoma buzëdetit, ndërkohë që paguajnë 100 e përmbi euro për villa koti, si në Zllatar psh. Në jug, sa për info, mund të flesh në dhoma buzëdetit me çmim 40-50-60 euro(si kjo në foto).
A nëse shkoni në Folie Marine e Sanur, për me ju shitë mend shoqnisë masnej, dijeni që birrën e keni 5-6 euro e hamburgerin 8 euro. Prej aeroplanit dihet që këto vende dhe soji i tyre, nuk janë për ata që ankohen për çmimet.
Fshatrat e Himarës janë mrekulli, edhe s’kanë me m’u gërdit sado që folni palidhje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu