Plagosi me armë fqinjin për lopën, lihet në burg autori, Lika: Ndodhi në gjaknxehtësi e sipër

0

LAÇ- Gjykata e Laçit, ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për Met Likën, i cili ka qëlluar me armë në drejtim të bashkëfshatarit tij, Rasim Tafa.

Ndaj Likës, prokuroria e Kurbinit ka regjistruar një procedim penal për akuzën e “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Në seancën gjyqësore, autori ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, duke shfaqur pendesë për krimin e kryer. 41-vjeçari Lika ka kërkuar mëshirë nga gjykata, të cilës i kërkoi një masë më të butë sigurimi.

Plagosja me armë zjarri ndodhi më 23 gusht në fshatin Gjormë të Kurbinit. 41-vjeçari Met Lika, qëlloi me armë zjarri Rasim Tafën, pasi lopa e këtij të fundit kishte hyrë në pronës e Likës. Sherri i nisur për një debat për lopën çoi deri në përdorimin e armës e plagosjen e një personi. Tafa është i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu