Vrau bashkatdhetaren, emigranti në Greqi: Më mori 20 mijë euro, tha se do ndahej nga burri për tu martuar me mua, s’e mbajti fjalën

0

GREQI- Burri nga Bangladeshi, i cili vrau bashkatdhetaren e tij 36-vjeçare në Kypseli dhe u arrestua nuk është penduar për krimin e rëndë. Mediat greke shkruajnë se pas arrestimit, emigranti është shprehur se gruaja në fjalë i kishte marrë 20 mijë euro dhe nuk ia kishte kthyer më. Fillimisht u raportua se ishte bashkëshorti i viktimës ai që i kishte para borxh autorit të krimit, por e vërteta është krejt ndryshe.

Ai pretendon se ka pasur lidhje dashuri me viktimën dhe përgjatë dy viteve të fundit i ka dhënë shuma të mëdha parash, të cilat në total kapin vlerën e 20 mijë eurove.

“Nuk jam penduar. Unë u dashurova me të dhe ajo më mori paratë. I kam dhënë 20 mijë euro.”- tregoi ai.

Bangladeshasi tregon se ai punonte në të njëjtën fabrikë veshjesh me 36-vjeçaren, me të cilën kishte rënë në dashuri. Ajo, sipas tij, i kishte premtuar se do të divorcohej nga burri i saj, i cili synonte të shkonte jashtë vendit. Kështu, ata të dy mund të qëndronin në Greqi. Gjatë kësaj kohe i akuzuari ka pohuar se viktimës i ka dhënë gjithsej 20 mijë euro pjesë-pjesë. Kur e kuptoi se premtimet e saj nuk do të realizohen, filloi të kërkonte paratë e tij.

Dje, të dielën, 36-vjeçarja e ka telefonuar dhe i ka thënë të shkonte në shtëpinë e saj në Kypseli për të zgjidhur mosmarrëveshjet. 40-vjeçari pretendon se gruaja i ka thënë se nuk kishte prova se ai i kishte huazuar paratë dhe i tha që të mos e shqetësonte më.

Ky debat verbal avancoi në dhunë dhe emigrant nisi ta godiste bashkatdhetaren e tij si i tërbuar. Ata dolën të ziheshin edhe në rrugë, ku 40-vjeçari i dha goditjen finale ish-të dashurës dhe e la të mbuluar në gjak. Thikën e hodhi në koshin e plehrave dhe u nis drejt shtëpisë së tij në Omonia. Burrat e NënDrejtorisë së Sigurimit të Athinës e prangosën para se të arrinte në shtëpinë e tij.

Vajza është dërguar në spital nga kalimtarët të rastit, por orë më vonë, ndërroi jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu