‘Po paguajn për të parë muret’,187 holandezë nisen me pushime,por ishulli grek nuk i ‘mirëpret’ ashtu siç duhet

0

Pas një pandemie mbytëse,ka ardhur koha që pushimet të jenë prioriteti,sidomos në ishujt përrallore të Greqisë.Por a ka lënë pasoja pandemia në shijimin e pushimeve të planifikuara?

Euronews raporton se 187 turistë holandezë mbërritën në ishullin e Rodosit. Në kërkim të diellit, holandezët e moshës 18-70 vjeç u dërguan në hotelin me pesë yjë Mitsis Grand pasi u testuan dhe rezultuan negativisht për Covid. Deri këtu, gjithçka duket mirë e bukura.

Kohëzgjatja e pushimeve të tyre do të jetë 7 ditë dhe gjatë kësaj jave të shumëpritur në një vend me diell, ata nuk mund të largohen nga hoteli. Po, është e ndaluar. Mund të notojnë në pishinën e hotelin, por s’kanë as mundësinë më të vogël që të shijojnë ujrat e Mesdheut.

Euronews thotë se karantina e hotelit për turistët po zhvillohet si pjesë e një programi pilot mes qeverisë greke dhe holandeze. Një zyrtar i ministrisë greke të turizmit konfirmoi për Agence France-Presse se këta turistë “do të respektojnë masat e kufizimit në fuqi në vend dhe do të qëndrojnë për një javë në një hotel në Rodos pa u lejuar të dalin”.

Projekti pilot shkaktoi reagime në rrjete sociale. Disa grekë e krahasuan me burgun. “Ata po paguajnë për të parë muret,” ironizoi dikush. Ndërkohë që të tjerë e kanë mirëpritur si ide.

InfoWebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu