Babai nga Librazhdi braktis të birin minoren në Greqi/ Procedohet penalisht

0

Një shtetas shqiptar është proceduar penalisht në Kakavijë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin e braktisjes së të miturve në vendet e Be-së.
Bëhet fjalë për Sh. Z., banues në Librazhd. Procedimi penal për ketë shtetas filloi pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka kaluar me djalin e tij të mitur ( E. Z.) kufirin për në Veria, Greqi dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik.
Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit për qëllime azilkërkimi.
Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur në vendet e BE-së dhe apelon për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu