Policia zbardh dinamikën e aksidentit me 5 viktima, gruaja me “Land Rover” i hodhi në greminë

0

Ashtu siç u raportua më herët, policia konfirmon se furgoni ra nga lartësia në një greminë pasi u përplas nga një makinë fuoristradë tip “Land Rover”, e drejtuar nga shtetasja me inicialet R.Ç.

Makina “Land Rover” ishte me shpejtësi të madhe dhe furgoni ta tentuar ta shmangë, megjithatë fuoristrada  e përplasur duke e hedhur në greminë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 15:30, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat zjarrfikëse të Bashkisë Dropull.

Burime bëjnë me dije se trupat sapo janë nxjerrë nga furgoni duke theksuar se dy prej tyre janë zënë poshtë nga shasia, kurse tre të tjerët kanë ndërruar jetë prej traumave të pësuara pas rënies nga lartësia.

Njoftimi i policisë

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu