Procedurat e shkarkimit/ Komisioni i Ligjeve,refuzon datën e përballjes të ofruar nga Meta, ja kur do të mbahet mbledhja

0

 

Komisioni i Ligjeve i mbajtur ditën e sotme për shkarkimin e Presidentit Meta vendosi me 13 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim, miratimin e datës kur do të zhvillohet dëgjesa dhe mbledhja me presidentin.

Komisioni vendosi datën 6 maj, ora 11:00, duke refuzuar datën 10 maj të propozuar nga Presidenti.

Ulsi Manaja: Mbledhja e radhës të jetë nesër në datën 6 ora 11:00 që t’i mundësojmë presidentit që të shprehet përpara komisionit dhe më pas do të vijojmë me procedurën e Komisionit të Ligjeve sipas rregullores. Në rastin konkret datën dhe orën e vendos Komisioni.

Adriatik Alimadhi: Zoti Manja, por sikur të vendosim datën 10.

Ulsi Manja: Me ty ka rënë dakord presidenti?
Adriatik Alimadhi: Me ju? Më sqaroni, nuk i jam nënshkruar askujt.

Ulsi Manja: Në zbatim të nenit të rregullores, nëse Presidenti i Republikës do të shpreheht në komision, komiisoni është i detyruar ta garantojë atë. Presidenti ka dashur datën 10 majë, unë hodha si kryetar i komisionit datën 6.

Adriatik Alimadhi: Unë votoj kundër.

Ulsi Manja: Zoti Alimadhi e shoqëron votën kundër edhe me një retorikë politike. 13 pro, 1 kundërt, asnjë abstenim, mbledhja e Komisionit të Ligjeve do të jetë nesër në orën 11:00 dhe në rend dite do të jetë edhe njoftimi i Presidentit të Republikës për t’u dëgjuar dhe shprehur në lidhje me kërkesën e një grupi prej 50 deputetësh që kanë kërkuar shkarkimin e Presidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu