Rama: Ja sa deputetë marrim në Elbasan. Objektivi në shkallë vendi 88 mandate

0

Partia Socialiste synon 88 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi objektivat në cdo qark, deklaroi se Partia Socialiste ka si synim bazë 78 mandate dhe maksimal 88 mandate.
Në Elbasan mandatin e kaluar PS mori 7 mandate. Në këto zgjedhje objektivi bazë është 8 dhe maksimumi 9.

“Tani dua tu bëj një prezantim të objektivave bazë dhe maksimalë të skuadrave qark për qark, objektivi minimal është që rezultati që kemi arritur me numrin e deputetëve në parlament në 2017 të mos bjerë, ky është minimal. Objektivat bazë do i nxjerr qark për qark;

Shkodër

Objektiv bazë 4 mandate, maksimal 5

Kukës

Objektivi bazë dhe maksimal 2 mandate

Lezhë

Objektivi bazë 3 mandate dhe maksimal 4

Dibër

Objektivi bazë dhe maksimal 3 mandate

Durrës

Objektivi bazë 8 mandate dhe maksimal 9

Tiranë

Objektivi bazë 19 dhe maksimal 20

Elbasan

Objektivi bazë 8 mandate, maksimal 9

Fier

Objektivi bazë 10 mandate, maksimal 11

Berat

Objektiv bazë 5 mandate dhe maksimal 6

Korçë

Objektiv bazë 6 mandate dhe maksimal 7

Vlorë

Objektivi bazë 8 mandate, maksimal 9

Nëse e shohim përmbledhjen ne kemi objektiv bazë që të arrijmë 78 mandate dhe maksimal 88 mandate” tha Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu