Rama nga Durrësi: Ata që humbën shtëpinë nga tërmeti do jetojnë në lagje si në mes të Europës

0

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Durrësi se familjet që do të futen në shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit, do të jetojnë në lagje si në mes të Europës. Rama deklaroi se PS nuk ka lënë askënd në qiell të hapur ndërsa shtoi se objektivi i ujit është çështje orësh.

“Nuk kishte shans që unë të bija dakord që familjeve të këputura t’i linim në kurriz kredi. Unë e di që në Durrës ka akoma shumë familje që presin sepse ka akoma ndërtesa që duhen rindërtuar. Por ka edhe familje të tjera që presin të hyjnë në apartamente të tjera. Kush i sheh shkollat që ne kemi ndërtuar, nuk thotë njeri nga ka ardhur kjo shkollë.

Janë standardet më të larta. Ata që do kthehen në apartamentin e ri do jetojnë në një lagje si në mes të Europës. Me të gjitha afër. Kjo do pak kohë. Unë e di që koha për atë që pret të shkojë në shtëpi, një ditë i duket si një vit, por ne nuk kemi lënë askënd rrugëve. Kush rri në çadër e merr muaj për muaj bonussin e qirasë. Do t’ju lutesha shumë të gjithëve ta kuptoni.

Ne sot i kemi të gjitha arsyet që të jemi krenarë sepse sot pas 100 vjetësh, rubinetat në Durrës nuk fishkëllejnë kur i hap, por ka ujë në të gjithë territorin. Ka ujë shumë më tepër se në 100 vjet. Objektivi i ujit 24 orë, është çështje e punës që mbetet për t’u mbaruar. Me ujin ishte histori dem baba dem. Për ujin mbahej radhë për të kapur ujin. Dritat ishin një problem shumë i madh. Kam dhe një kujtesë të fundit. Ju të gjithë e dini se çfarë keni hequr me plehrat”, deklaroi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu