Rama rikujton tërmetin e 26 nëntorit: Po rindërtojmë 160 shkolla, 79 prej tyre investuar nga buxheti i shtetit

0

Fushata online nga kryeministri Edi Rama vijon. Kreu i qeverisë, ka treguar sot një tjetër punë që qeveria e tij ka bërë gjatë mandatit të dytë. Përmes një postimi në Facebook, kryeministri ka folur për shkollat e shkatërruara gjatë tërmetit fatal të 26 nëntorit të vitit 2019.

Rama ka publikuar pamje të shkollave që sipas tij po ndërtohen me kushte fantastike dh e bën me dije se po rindërtohen 160 shkolla, 79 të cilat po investohen nga buxheti i shtetit.

“Mirëmëngjesi, dhe me këtë atmosferë të ngrohtë nga shkollat e reja me kushte fantastike të mësimdhënies, ju uroj një fundjavë të bukur”, u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu