“Rasti i “Tires” nuk është institucional, por vetëm individual”, flet për herë të parë mjekja që trajtoi pacienten te ‘Shefqet Ndroqi’

0

Mjekja që ka trajtuar pacienten, familjarëve të të cilëve iu është marrë 8 milionë lekë për t’i bërë shërbimet në spital ka folur për herë të parë.

Në një intervistë për Report Tv, ajo ka thënë se rasti i “Tires” nuk është institucional, por vetëm individual.

Sipas saj, vajza e pacientes Liliana që ndërroi jetë nga Covid-19, i ka dërguar një tufë me lule dhe ka qenë vazhdimisht falënderuese për shërbimin që i është bërë nënës së saj.

“Së pari ta cilësoj, frenomeni Tire nuk quhet institucional, sepse është individual. Nuk mundet që në këtë çështje të përfshihet i gjithë personeli shëndetësor.

Përsa i përket pacientes Liljana, është paraqitur në gjendje të rëndë, pasi është plotësuar kartela, e sëmura është ndjekur në

Si mjeke kuruese e kësaj paciente, vazhdimisht kam folur me familjarët për t’iu treguar për gjendjen.

Më vjen vërtetë keq që vajza humbi nënën e saj. Më ka ardhur mjaft mirë që kur nëna e saj ishte në gjendje të rëndë, ajo më ka sjellë një tufë me lule me një pusullë për të më falënderuar.

Vajza vazhdimisht më ka përcjellë mesazhe falënderuese. Ajo vërtetë e vlerësonte atë punë të madhe që ne po bënim aty”,- tha mjekja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu