Reagojnë banorët që strehuan ushtarët e UÇK-së/ “Nuk ka pasur dhoma torturash nga UÇK-ja”.

0

Ndërkohë që ish-presidenti i Kosovës, zoti Hashim Thaçi, pret ditën e hënë për të dalë përpara Hagës, gjurmët e tij, të Kadri Veselit dhe të ushtarëve të tjerë të UÇK-së janë ende të pa prekura në fshatin Vlahën.
Në shtëpinë që i strehoi mund të shohësh depo armatimesh, fishekë pulumbash, veshje , por asnjë dëshmi nuk vjen nga adej që të vërtetojë “krimet” për të cilat ish-gjeneralët akuzohen.
Vlahën është 40 kilometra larg qytetit të Kukësit dhe 3 kilometra larg kufirit me Kosovën. Në katin e tretë ndodhen ende veshjet ushtarake të luftëtarëve të UÇK-së, veshjet dhe një arkë fishekësh.
Një shtëpi trekatëshe ka qenë një nga bazat e UÇK për gati 15 muaj, aty vinin dhe ikin, Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Banorët që i pritën e u kujdesën kanë treguar se si transportonin armët e municionet me kuaj për në kufi deri në pikën ku të tjerë luftëtarë prisnin furnizimet.
Dy vëllezërit e familjes Goca që jetojnë në këtë shtëpi rikthejnë në këtë moment delikat gjyqesh që janë hapur për UÇK-në, jetën me ish-luftëtarët në ato muaj lufte.
“Erdhën këta të dy këtu, thanë a ka mundësi me na lëshuar një vend, se nuk po kemi ku me ndenjur. Edhe ramë dakord, ua lëshova 5 dhoma në katin e parë, ndenjën 5 muaj. Rrija me ata. U zbërtheja automatikët, mitralozë” tha ata.
Mendohet se nga këto shtëpi të fshatit, Vlahen nga marsi i ‘98 deri në qershor ‘99 kanë kaluar rreth 5 mijë ushtarë për në front.
Banorët kanë qenë dëshmitarë të çdo aktiviteti në këtë zonë dhe mohojnë të ketë pasur burgje apo dhoma torturash për robër lufte, ndryshe nga pretendimet e hershme që janë ngritur herët nga prokurorë të Beogradit e janë vënë në lëvizje tani.
“Jo, jo! Familje me të mirë nuk ke këtu në Has. Nuk ka mbajt asnjë” është shprehur një banor tjetër.
Fshati fqinj me Vlahën, Nikolic, 5 km me tutje ka shërbyer dhe ai si bazë ushtarake e UCK-së. Aty luftëtarët janë strehuar për 3 muaj në shtëpinë e Sali Jakut.

61- vjeçarja që i ka shërbyer Hashim Thaçit tregon tre ndërtesat ku qëndronin të rinjtë e luftës.
“Ku kemi mundur, ku kishim vend i linim. I strehonim. 15 burra. Kanë hequr keq, nuk kishin pretendime, edhe në tokë me fjetur, vetëm të çlironin vendin” tha e moshuara.
Nëna tregon se predhat serbe i kanë lënë invalide vajzën, ndërsa përballë akuzave që janë ngritur ndaj ish protagonisteve të UÇK ajo beson vetëm atë që ka parë vetë e thotë se nuk është penduar asnjëherë për shërbimet që u ka bërë djemve.
“Prapë se prapë nuk jam e kënaqur, nuk kam bërë sa duhet për ata njerëz” është shprehur ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu