Salianji pranon humbjen në Korçë: “Nuk jam i gëzuar, por kemi rikuperuar mbi 7 mijë vota”

0

Kandidati i PD për deputet në Korçë Ervin Salianji ka folur pas përfundimit të numërimit të votave për këtë qark, duke iu shprehur mirënjohjen qytetarëve për mbështetjen.

Salianji tha se pavarësisht klimës së represionit me mbështetjen e qytetarëve, ka rikuperuar më shumë se 7 mijë vota në qytetin e Korçës.

“Pas përfundimit të procesit të numërimit, padyshim që nuk jam i gëzuar por jam mirënjohës për votat e të rinjve të cdo votuesi, që në një klimë të madhe të tensionit ku ka pasur intimidime ndaj tyre dhe frikësime pas ngjarjeve të ndodhura në qarqe të ndryshme.Me mbështetjen e qytetarëve kemi rikuperuar më shumë se 7000 vota në qarkun e Korçës.
Jemi brenda pritshmërive dhe objektivave të vendosura në zonat që mbulojmë. Ne do të vazhdojmë përpara deri në përfundimin total të procesit të numërimit.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu