Shëndet/ Çfarë duhet të përmbajë mëngjesi që të jemi më të ngopur?

0

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, po a e dini se cilat janë ushqimet që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë? Në këtë artikull do të gjeni disa nga vlerat ushqimore që do t’ju vijnë në ndihmë kur të keni një ditë të ngarkuar, për të cilën ju nevojitet energji.
Sigurohuni që të konsumoni yndyrna të shëndetshme
Yndyrnat nuk vijnë vetëm nga gjërat e skuqura, të cilat le të themi të vërtetën që nuk janë shumë të mira për organizmin. Por ka një grup prej tyre të cilat vijnë nga baza bimore të cilat janë shumë të domosdoshme për organizmin. Këto yndyrna janë thelbësore për funskionin e trurit, niveleve të energjisë, shëndetit të flokut, lëkurës dhe thonjve. Ushqime si avokadot, farat chia, farat e linit, bajamet, vaji i peshkut apo vezët janë të pasura pikërisht me këto yndyrna mirëbërëse.
Karbohidratet komplekse ju vijnë në ndihmë
Dietat na kanë bërë të mendojmë se karbohidratet janë fajtore për shtimin në peshë, por faktikisht nëse konsumohen siç duhet ato nxisin rënien nga pesha. Karbohidratet mund t’i gjeni edhe tek perimet apo frutat gjë që ju jep mundësinë që të jeni akoma edhe më të shëndetshëm.
Mbusheni pjatën me proteina
Shumë persona pa e ditur vuajnë nga mungesa e proteinave duke ndikuar në masën muskulore dhe shëndetin e organeve. Proteinat që nuk duhet t’i ndani gjatë mëngjesit tuaj janë: vezët, gjalpi i kikirikut, kosi,
Mos harroni vitaminat dhe mineralet !
Mëngjesi është vakti i parë i ditës dhe mundësia për t’i dhënë trupit tuaj energjinë që të përballojë ditën. Nëse ju përfshini produkte të pasura me vitamina dhe minerale ju e ushqeni organizmin dhe e ndihmoni atë që të jetë i shëndetshëm. Gjithashtu, sugjerohet që të tregoheni të vëmendshëm që ushqimet që përfshini të jetë edhe të plotë. Pra zgjidhni boronica, banane, fara kërpi, selino, fiq, mollë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu