Sherr për një vajzë në plazh, dy vëllezër nga Shqipëria përleshen me dy vëllezër nga Kosova. Njoftimi i policisë

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sherri i ndodhur ditën e djeshme në Shëngjin, ku disa të rinj u përfshinë në një sherr me hekur dhe drurë kokës. Bëhet me dije se dy vëllezër nga Kosova janë konfliktuar me dy vëllezër nga Shëngjini. Tch raporton se shkak është bërë një vajzë dhe se ‘kush e pa i pari’.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër),banues në Kosovë, A.J., 24 vjeç dhe A.J., 24 vjeç ( vëllezër ), banues në Shengjin.

Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta ,ku si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu