Shkencëtarja nga Elbasani që po korr sukses në Gjermani

0

Për vitin 2020 Akademia e Kimisë në Gjermani, si doktoraturën më të mirë të vitit vlerësoi atë të shqiptares Elsa Qoku.

Elsa ka qenë një studente e shkëlqyer, pasi përfundoi studimet në degën e kimisë pranë FSHN në Tiranë, universiteti i Tiranës dhe i Elbasanit e beri menjëherë pjesë të lektorëve. Por Elsa kërkonte më shumë, ajo donte që doktoraturën ta vazhdonte jashtë Shqipërisë, dhe kështu bëri. Aplikimi i Elsës u pranua nga Universiteti Teknik i Frejbergut. Emri Elsës do të jetë pjesë e shkencëtarëve të Europës, që merren me fizikë dhe kimi.

“Mundësia që mu krijua në Gjermani mu duk e përshtatshme dhe e zgjodha. Por nuk ishte vetëm Gjermania që më hapi dyert, por edhe vendet e tjera të BE-së. Po është e vërtetë aplikova për doktoraturë edhe në Suedi, edhe atje për pranuan. Por vlerësova se Gjermania të ofron më shumë për kërkimin shkencor që unë bëj”.

-Nga fizika kapërceve në një tjetër degë, more një guxim të madh dhe shkove të studioje kiminë.

“Fusha që unë po studioj aktualisht është Kimi e Materialeve Ndërtimore, për pasojë kërkimi im shkencor është një ndërthurje midis bazave të fizikës, kimisë dhe inxhinierisë së ndërtimit”.

-Sa i vështirë ishte fillimi yt në atë vend?

“Gjuha ka qenë vështirësia e parë, dhe hedhja e bazave që unë po mësoja diçka të re në aspektin shkencor”.

-Kur fillove të punoje në Gjermani si pedagoge?

“Gjatë kohës që realizoja doktoraturën bëja seminaret dhe merresha me grupet e punës si lektore. Pra mu ofrua kjo mundësi”.

-Doktoratura sa vite zgjati?

“Afërsisht 5”.

-Dhe si vlerësua?

“Akademia e Kimisë jep cmime të ndryshme dhe për vitin 2020 u vlerësua e imja. Kjo më jep shtysë që të vazhdoj me kërkimin shkencor dhe të mar titullin profesore në Gjermani ose diku tjetër”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu