Si nëpër filma/ Vrau të vëllanë dhe u afrua kur po varrosej, 20 burra vihen në ndjekje të 26-vjeçarit

0

 

26-vjeçari Florian Tonuzi, i cili vrau me thikë vëllanë e tij gjatë ditës së djeshme në Maqellarë të Dibrës, është arrestuar nga Policia. Burime bëjnë me dije se Tonuzi u arrestua pranë banesës së tij, ku vrau me thikë vëllanë 23-vjeçar Benardin, për arsye që nuk dihen ende.

Burime bëjnë me dije se Florian Tonuzi përpara se të vriste vëllanë e tij, ka dhunuar dhe babain, dhe për këtë shkak konflikti në familje ka agravuar.

Mësohet se 26-vjeçari ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, dhe pak kohë më patë kishte dalë nga burgu, ndërkohë që njihej nga banorët e zonës si një person agresiv.

Pamjet e momentit kur në ndjekje të të riut janë afruar familjarë dhe punonjës të Policisë. Ka qenë nëna dhe motra e autorit që kanë negociuar me të dhe i kanë kërkuar Policisë që i riu të mos dhunohet.

Ai është afruar pranë familjes, në momentin kur po varrosej i vëllai i tij, dhe është pikasur nga ana e të afërmve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu