Si pritet të ndryshojë situata e vendit me Covid-19 pas festave të fundvitit

0

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një rënie e rasteve me Covid-19 në vend. Eugena Tomini shprehet e ftuar në emisionin “Log” se një fenomen i tillë vjen si pasojë e uljes së agresivitetit të sëmundjes pavarësisht se raste të rënda ka përsëri nëpër spitale.

“Rënia i dedikohet një ulje të agresivitetit të sëmundjes pavarësisht se raste të rënda përsëri ne kemi në spitale. Së dyti kemi edhe marrje masash që janë mbivendosur njëra tjetrën dhe e kanë lehtësuar atë zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Ndërkohë po shohim edhe deri diku një respektim të asaj që quhej një masë kaq e rëndomë, si maska brenda dhe jashtë.”- tha ajo.

Megjithatë, shihet se masat nuk janë respektuar dhe efekti do të vihet në dukje gjatë dy javëve që vijnë. Sipas epidemologes Tomini parashikimi nuk është optimist dhe do të ketë shtim rastesh, por nuk është i nevojshëm kufizimi i mëtjeshëm i masave.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu