Tentoi t’i largohej talebanëve duke u kapur pas rrotës së avionit, ky është futbollisti 19-vjeçar që vdiq tragjikisht

0

Zaki Anwar është një prej viktimave të ditëve të mëparshme tek aeroporti i Kabulit, 19-vjeçari ishte futbollist i të rinjve të Afganistanit dhe po tentonte ti ikte luftës dhe regjimit të talibanëve.

Në fakt ai ia doli, por i vdekur. Ëndrra e tij ishte shumë afër teksa varej në rrotat e avionit amerikan, derisa pas pak sekondash fluturoi në ajër për t’u përplasur tragjikisht në tokë.

Talibanët nuk lejojnë të luhet futboll, por Anwar po kërkonte të ikte nga vendi i tij i cili pasi po i shkatërronte të ardhmen i mori në fund dhe jetën.

Me Anwar vdiqën dhe të tjerë në tentativë ekstreme për t’u larguar teksa mijëra të tjerë e kanë lënë tashmë Afganistanin nën sundimin e talebanëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu