Trupi i të riut Mehmet Qema dërgohet për në banesën e fundit me dhjetra makina, miqtë prekin rrjetin: Prehu në paqe ‘tallman’

0

Dhjetra makina kanë shoqëruar mbrëmjen e djeshme trupin e pajetë të 27-vjeçarit Mehmet Qema, i cili u vra dy netë më parë në zonën e 5 Majit në Tiranë, në drejtim të vendlindjes së tij në Has.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, dhjetra makina kanë mbërritur në orët e pas mesnatës në Has, për të përcjellë për në banesën e fundit Qemën, i cili njihej për shoqërinë e tij me personazhe të njohur të ekranit dhe të muzikës, ndërsa kishte qenë protagonist dhe në disa klipe.

Miqtë kanë ndarë në rrjetet sociale dhe pamje teksa shihen me bluzat e stampuara me fytyrën e Qemës, i cili njihej ndryshe dhe me nofkën ”tallman”, (njeriu i gjatë). Një tjetër nofkë që i riu i kishte vendosur vetes, dhe thërritej në rrethin e tij të ngushtë ishte ”hasjanali”, duke iu referuar vendit të tij të lindjes.

Mehmet Qema u qëllua për vdekje në zonën e 5 Majit nga miku i tij Marjus Dema, në rrethana që mbeten mister, sa kohë që të gjithë pranojnë se ata ishin miq të ngushtë mes tyre.

Të gjithë personat e përfshirë në ngjarje u vetëdorëzuan dje në polici, ndërkohë që hetimet vijojnë, nëse të rinjtë merreshin me aktivitet kriminal, pasi në katin e dytë të ndërtesës që ata kishin në pronësi, u gjetën disa paisje që prodhonin monedha dixhitale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu