U kap me Laert Haxhiun, 22-vjeçari i kërkuar do deportohet në Shqipëri brenda pak orësh

0

22-vjeçari shqiptar i kapur në të njëjtin mjet në Janinë së bashku me Laert Haxhiun dhe Juxhin Bajramin, do të deportohet brenda pak orësh në Shqipëri. Ai rezulton i kërkuar nga autoritetet shqiptare për “plagosje të rëndë me dashje në bashkëpunim”.

Për shkak të faktit që ai është ndaluar si emigrant i paligjshëm pa dokumentacion dhe nuk ështe në kërkim ndërkombëtar por kombëtar nga Shqipëria, do të deporotohet brenda pak orësh si emigrant i paligjshëm në një nga pikat kufitare dhe nuk do i nënshtrohet procedurave të ekstradimit.

Për momentin ai mbahet në Komisariatin e Janinës në pritje të transferimit për t’ju dorëzuar autoriteteve shqiptare, të cilat sipas ligjit duhet ta ndalojnë si person në kërkim por edhe ta procedojnë për “kalim të paligjshëm te kufirit”.

Ndërkohë Laert Haxhiu dhe Juxhin Barjami kanë bërë kërkesë për të dalë të premten në Gjykatë, e cila është pranuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu