U kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe mijëra dollarë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

0

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Shëtitësit’ ndërsa ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët u kapën në flagrancë me armë zjarri dhe municion luftarak.

Policia thotë se një 19 vjeçar nga Shkodra u arrestua pasi gjatë një kontrolli fizik, iu gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Ndërsa një 20 vjeçar, banues në Kamëz, u arrestua pasi iu gjet në banesë një pistoletë, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare. Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu