U zhduk 4 ditë më parë, gjendet aktorja e njohur britanike, çfarë ndodhi me 31-vjeçaren?

0

Aktorja britanike Tanya Fear është gjetur e gjallë në Los Angeles, katër ditë pasi u raportua e zhdukur nga familjarët e saj.

Aktorja 31-vjeçare u gjet rreth orës 11 të mëngjesit të hënën dhe u dërgua në një spital për të parë nga afër gjendjen, thanë familja e saj.

Nuk dihet ende ekzaktësisht vendi se ku është gjetur Tanya, por lajmi për gjetjen e saj erdhi disa orë më vonë pasi raportoi se e kishte parë në bulevardin Santa Monica.

Policia tha se nuk ka asnjë hetim penal ose dyshim për rrëmbim. Ndërkohë aktorja ishte parë për herë të fundit më 9 shtator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu