Video/ Plas sherri mes komisionerëve, dy persona tentuan të fotografonin votën

0

 

Një konflikt ka ndodhur në qytetin e Vlorës, në qendrën e votimit numër 44/71, e cila ndodhet në shkollën “Ismail Qemali.

Burime bëjn me dije se shkak për këtë është bërë fakti që dy persona kanë tentuar që të fotografojnë votën e tyre.

Kjo ka penalizuar punën, pasi komisionerët kanë mbajtur procesverbal, duke i shpallur këto vota të pavlefshme.

Situata e krijuar ka shkaktuar dhe radhë të gjata ne korridorin e qendrës së votimit, ndërkohë që pritet të ketë dhe një marrëveshje mes komisionerëve për zgjidhjen e kësaj situate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu