Presidenti Ilir Meta nga Elbasani: Deklaratë, “po mundohemi të parandalojmë incidentet ”

0

 

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Elbasan, ku për gazetarët dha një deklaratë, për takimin me Bardhin, për dy gishtat që ka ngritur gjatë momentit të votimit. Ai tha se dy gishtat, janë shenjë e demokracisë, ndërsa më pas, ngren grushtin, dhe thotë se bëjmë këtë veprim nëse nuk ju pëlqejnë dy gishtat.

“Lidhur me problemet teknike në qendrat e votimit në Elbasan, kemi kërkuar ndihmë nga KQZ, kam folur edhe me ambasadorin e Be në vend. Po mundohemi të parandalojmë incidentet në Elbasan”, tha ai.

Pyetur për takimin me Bardhin, ai tha: “E thirra që të bëjnë detyrën e tyre, të parandalojnë krimin zgjedhor. Askush nuk duhet të votojë dy herë. Vota na garanton paqe!”, tha ai.

“Presidenti është kryetari i shtetit, garanti i mbrojtjes së Kushtetutës. Presidenti përqafon qytetarët që votuan. Votoni për alternativat e tyre, pa presion”, tha ai.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu