Vrasja e Pëllumb Islamit në Greqi/ Sekuestrohen kamerat e lokalit të fshehura nga pronari, dyshohet se autorët janë fshehur në Shqipëri

0

Policia greke ka arritur të gjejë kamerat e lokalit në “Nea Ionia” të Athinës ku në 21 shkurt u vra 40 vjeçari nga Delvina, Pëllumb Islami.

Mediat greke shkruajnë se pamjet filmike ishin fshehur qëllimisht nga pronari i lokalit, i cili tashmë ndiqet penalisht për “dëshmi të rreme” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.

‘Materiali nga dyqani kaloi në duart e policisë dhe fotografia e krimit u bë më e qartë’, shkruajnë ato.

Të njëjtat informacione thonë se në të shihet njëri prej autorëve i ulur në të njëjtën tavolinë me viktimën, një hidraulik 39-vjeçar i pajisur me armë. Më pas, gjashtë persona të tjerë arritën atje dhe filloi një përleshje.

Ndonëse nga materiali vizual nuk dihet se cila armë ka plagosur për vdekje 39-vjeçarin, rezulton se në përleshje nuk ishin 7, siç u raportua fillimisht, por 8.

Sakaq janë identifikuar dy persona të akuzuar për vrasje dhe gjashtë të akuzuar për ndihmës pas faktit. Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.

Sipas të njëjtave burime, disa mund të fshihen në Shqipëri dhe disa në Greqi. Megjithatë, arsyeja e sherrit duket se ka qenë për të mbrojtur dyqanet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu