Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria apelon vendimin për 10 anëtarët e “Strukturës së Mbrojtjes së Votës” pranë PD-së, ja kush refuzoi të paraqitej në seancë

0

 

Është mbajtur në Gjykatën e apelit në Durrës seanca për 11 të arrestuarit pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në qytetin e Elbasanit, e ndodhur 4 ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit. Në seancë janë të pranishëm të gjithë të dyshuarit, përveç efektivit të RENEA-s Arbër Paplekaj, i cili ka zgjedhur që të përfaqësohet vetëm nga avokati i tij.

Paplekaj është i vetmi person që ka mbetur në burg, pasi Gjykata e Elbasanit vendosi lirimin e personave të tjerë, të quajtur ndryshe dhe SMV (Struktura për Mbrojtjen e Votës, e ngritur nga partia demokratike gjatë fushatës).

Në seancën e sotme prokurori kërkon rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Elbasanit, që e cilësoi arrestimin e shtetasve si të paligjshëm, si dhe mbajtjen e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për 9 të arrestuarit e tjerë.

“Qëndrimi në gjendje të lirë nuk dëmton procesin, pasi provat janë të fiksuara,” deklaron prokurori.

Prokuroria kërkon që arrestimi i tyre të konsiderohet i ligjshëm dhe të vijojnë hetimet në lidhje me rolin që ka pasur secili ditën e ngjarjes.

Në fundin e seancës, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e dhënë më herët nga Gjykata e Elbasanit.

Personat të cilët janë sot në seancë dhe kanë masën e sigurisë detyrim paraqitjeje:

Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune

Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu