Vunë lëndë plasëse në një banesë në Vorë, arrestohet 27 vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

0

Një 27 vjeçar është vënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohen se kanë vënë lëndë plasëse në një banesë në Vorë.

Policia thotë se nën hetim janë bënë dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar autorët.

Në banesat e dy personave të proceduar, policia gjeti sasi municioni luftarak së bashku me veshje që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, një automjet dhe 5 celuarë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu