Zv. Kryeministri paralajmëron përmbytje në lumin Shkumbin

0

Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në disa fshatra për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut gjatë këtyre ditëve.

Rreziqet që po sjell i ka evidentuar edhe zv. Kryeministri, i cili ka bërë një postim në faqen e tij në Facebook duke paralajmëruar përmbytje dhe duke këshilluar banorët.

“SHKUMBINI PO SJELL RREZIK!
PRURJET E LUMIT SHKUMBIN PREJ MENGJESIT TE SOTEM JANE RRITUR ME SHUMEFISH DERI NE 800 METER KUB UJE NE SEKONDE!
CDO BANOR I TERBUFIT NGA CERMA E SIPERME NE PROSHKE, PASHA, SHKUMBIN, SULZOTAJ, TE LARGOHET VETE E TE LARGOJE BAGETI, MJETE E CKA TJETER NGA TOKAT NGA BUZA E LUMIT NE ARGJINATURE!TANI!
I NJEJTI LAJMERIM VLEN PER TE GJITHE BANORET E FSHATRAVE BUZE SHKUMBINIT NGA PAPRI NE PEQIN, RROGOZHINE!
EDHE NJE HERE;
HIQNI CDO GJE NGA TOKA BUZE LUMIT DERI NE ARGJINATURE TANI!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu