ZYRTARE/ Botërori “Katar 2022” nis një ditë më shpejt

0

Kupa e Botës, “Katar 2022”, do të nisë me një festë të madhe për tifozët vendas dhe ndërkombëtarë, pasi vendi pritës, Katari, do të hapë turneun me ndeshjen ndaj Ekuadorit, që do të luhet më 20 nëntor, në orën 19:00.

Ndeshja hapëse dhe ceremonia e turneut janë afruar me një ditë, me një vendim unanim të marrë të enjten nga Byroja e Këshillit të FIFA-s. Për rrjedhojë, përballja mes Senegalit dhe Holandës, është shtyrë nga 13:00 në orën 19:00, të datës 21 nëntor.

Ndryshimi siguron vazhdimësinë e një tradite të mëparshme të fillimit të Kupës së Botës, me një ceremoni hapjeje me rastin e ndeshjes së parë, ku në fushë zbresin ose vendi organizator, ose kampionët në fuqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu