Aksidenti i 4 të rinjve, një i vdekur e tre të plagosur. 2 prej tyre nisen drejt spitalit të Traumës. Emrat

0

 

Dalin detaje të reja nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme që ndodhi në aksin rrugor Kranë – Konispol, me një viktimë dhe tre të plagosur, dy prej tyre rëndë.

Ndërsa Klement Kristidhi 32 vjec, që ishte edhe drejtues i mjetit humbi jeten në vend, dy persona të tjerë pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës për shkak të gjendjes së tyre kritike u dërguan për mjekim të specializuar në Tiranë.

Arjan Gribura, 31 vjeç kishtë frakturë të shtyllës kurrizore, frakturë të dorës së majtë dhe të djathtë si dhe frakturë të këmbës se majtë, u nis për Tiranë. Agron Muhametaj, 22 vjeç kishte frakturë të shtyllës kurrizore edhe ky u dërgua në Tiranë. Ndërsa i i treti Shkëlqim Muhametaj, 31 vjeç ishte pa dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Sarandës.

Të katërt të rinjt që ishin në makinën që u aksidentua ishin banorë të fshatit Mursi, bashkia Konispol.

Mësohet se 32-vjeçari që ndërroi jetë sapo ishte kthyer nga Gjermania, pasi ishte emigrant aty prej 6 vitesh. Mjeti me të cilin po udhëtonin 4 shokët është në pronësi të vëllait të viktimës.

Vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit me pasoja të fatale për të rinjtë, ndërkohë që mjeti u rrokullis disa herë, dhe zjarrfikësit patën vështirësi në nxjerrjen e trupit të viktimave, dhe dhënien e ndihmës për të plagosurit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu