Bazilika në Elbasan/ Monument Kulture i lënë në harresë

0

Shumë pranë qendrës së Elbasanit në vendin e quajtur “ish-Shtëpia e Pritjes” ndodhet një nga bazilikat më të vjetra të këtij qyteti, zbuluar diku tek 10-vjet më parë.

Arkeologët thonë se bazilika i takon Varrezës së Skampinit, në shekullin IV- V, para erës sonë. E shpallur Monument Kulture kjo bazilikë, ndër ndërtimet më të vjetra të kultit të krishterë mbas Bazilikës së Akropolit në Butrint, ende sot nuk është kthyer në një atraksion turistik.

Me iniciativen e Bashkise Elbasan në gusht-shtator të vitit 2007 filluan gërmimet në vendin e quajtur Bezistani. Por pas kaq shumë kohësh punimet në këtë Bazilikë kanë reshtur edhe pse nga ministrija e kulturës ishte premtuar që ajo do të kthehej në një atraksion turistik për turistet.

Edhe pse në të nuk është vënë më dorë ende ka të interesuar që vijnë aty për ta vizituar. Të tillë ishin sot nxënësit e një shkolle tëqytetit të cilët të shoqëruar nga mësueset vizituan Bazilikën dhe rrapin e Bezistanit i cili ndodhet ngjitur me të. Disa prej fëmijëve e njihnin historinë e këtyre monumenteve disa të tjerë jashtë kamerave tregonin që jo.

Edhe mësuesja shprehet se është shumë e rëndësishmë që fëmijët të njihen me historine e monumenteve kulturoeë që ndodhen ne qytetin e tyre.

Gjate viteve në vazhdim Bashkia Elbasan sëbashku me Insitutin e Arkeologjise, Insitutin e Monumenteve të Kulturës si edhe Këshillin e Europës sipas projektit do të vazhdonin gërmimet dhe u premtua se zbulimi i bërë do të mbulojë me xham, një investim ky i KE-se, ku do shërbente si vend i vizitueshëm nga të gjithë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu