Detaje/ Aksidenti i dy turistëve në Syrin e Ciklopit, policia: Ndodhen në Spitalin e Traumës

0

Për shkak të terrenit të vështirë, turistët janë dërguar në spitalin e Traumës me ndihmën e një helikopteri.

Policia ka nxjerr njoftimin për turistët e plagosur në Syrin e Ciklopit në Tiranë. Mësohet se dy turistët me iniciale D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç kanë rënë nga një lartësi e konsiderueshme dhe kanë marrë lëndime të shumta. Për shkak të terrenit të vështirë, turistët janë dërguar në spitalin e Traumës me ndihmën e një helikopteri.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 2 turistëve që u dëmtuan gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”. Sot, rreth orës 16:30, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, duke eksploruar natyrën, dyshohet se kanë rënë nga lartësia, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasit D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu