Detaje nga vrasja e katërfishtë në familje/ Djali dytë tentoi të ikte nga banesa, por babai e qëlloi nga pas

0

 

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë gruan dhe dy djemtë e tij.

Burime të sigurta brenda prokurorisë në Gjilan thanë për Express se arsyeja që çoi deri tek vrasja është një konflikt që kishin pasur çifti bashkëshortor në një vend jashtë banesës, ku kanë jetuar.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka vrarë bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

Kjo familje kishte ardhur nga Zvicra për t’i kaluar pushimet në Kosovë, ndërsa sipas familjarëve të cilët kanë folur në kushte anonimiteti për Klan Kosovën, babai kishte vrarë së pari njërin djalë, më pas tjetri kishte tentuar të ikte, por që s’ia kishte dalë. Më vonë, kryefamiljari vrau gruan dhe në fund edhe veten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu