Karabinierët e Monzas dhe Caltanissettas, kanë arritur të arrestojnë 45-vjeçarin Salvatore Tambe. Ky i fundit akuzohet si autori kryesor i ngjarjes makabër që tronditi kohë më parë Italinë. Bëhet fjalë për krimin e ndodhur në provincën e Caltanissetta në Itali, konkretisht në një nga apartamentet e kësaj province ku u gjet i murosur 41-vjeçari shqiptar i identifikuar si Astrit Lamaj.
Kujtojmë se shqiptari rezultonte i zhdukur që nga janari i 2013-ës, ndërsa u gjet i murosur në një apartament në rinovim e sipër në zonën e Senagos më 15 janar 2019. Shkak për këtë hakmarrje të tmerrshme është bërë akuza për vjedhje të disa sendeve me vlerë në një argjendari. Ndërkohë para krimit, Siçiliani ka qenë nën masën “arrest shtëpie”, pasi akuzohej si pjesëtar i familjes mafioze Riesi, pjesë e “Cosa Nostra”.
Burimi: varesenews.it/joq.al