E pazakontë/ 25-vjeçarja sjell në jetë 9 fëmijë, çuditen dhe autoritetet shëndetësore

0

Një ngjarje e pazakontë, por shumë e bukur ka ndodhur në Mali, ku një grua ka sjellë në jetë 9 fëmijë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gruaja ka sjellë në jetë pesë vajza dhe katër djem. Gruaja shtatëzënë Halima Cisse, 25 vjeç, ka “çuditur” të gjithë autoritetet.

“Të sapolindurit (pesë vajza dhe katër djem) dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha në një deklaratë ministri i shëndetit i Mali, Fanta Siby, duke shtuar se ata do të kthehen në shtëpi brenda disa javësh.

Bëhet me dije se mjekët në mars 25-vjeçares i kishte thënë se kishte shtatëzënë me 7 fëmijë, teksa eko nuk kishte arritur të të zbulonte dy të tjerët.

“Aljazeera” shkruan se raste të tilla janë vërtetë shumë të rralla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu