Edi Rama: Të heqim figurën e Ilir Metës, Basha lider pa karakter

0

 

Kryeministri i vendit në takimin elektoral në njësinë nr.5 në Tiranë shprehet se PD po e përdor politikisht ngjarjen e djeshme ku sekretari i PD në Kavajë u plagos.

Rama shprehet se Lulzim Basha është një njeri pa karakter që udhëhiqet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Rama shprehet se në 25 prill votat për Partinë Socialiste do të pikojnë si shi në kutitë e votimit.

Rama: “Sot gjithçka është e zbardhur, autori jo vetëm që nuk ka lidhje me PS, po përkundrazi është një militant i PD në një sherr për arsye që nuk kanë asnjë lidhje me politikën. Mund të kishte ndodhur që të ishte një militant i PS, por siç kjo nuk do të fajësonte PS në asnjë mënyrë edhe tjetra nuk e fajëson PD për aktin por PD është e fajësueshme për politizimin skandaloz. Në atë ngjarje është plagosur një njeri, ndërsa politizimi plagos gjithë shoqërinë. Në atë ngjarje është bërë një vepër penale, ndërsa politizimi i kësaj ngjarje është një tjetër vepër e shëmtuar morale. Si mund të jesh zëdhënësi i ndryshimit dhe vetëm të vazhdosh të zgjatësh zinxhirin e veprave të shëmtuara morale?

Ku ndryshon Lulzim Basha nga Sali Berisha?

Berisha është një karakter i mbrapshtë, por është një karakter, ndërkohë që Basha është një lider pa karakter, që nuk është lider por është ndjekës i asaj që i diktojnë përditë Saliu bashkë me atë tjetrin Ilir Metën.

Kanë vetëm një qëllim ta tensionojnë maksimalisht situatën elektorale. Imagjinoni një moment sikur ta hiqnim figurën e Ilir Metës, atëherë do të ishte një fushatë krejt normale, krejt e qetë. Është kjo qetësi që e tërbon Ilir Metën.

Lulzimin e kanë kurdisur ndryshe këtë herë, i kanë kërkuar të bëjë dhëndrin e qeshur që është nisur për dasmë dhe gjuha e tij nuk ka urrejte, është Ilir Meta që çdo ditë fut fitila ngado dhe po përdor gjithçka për ta destabilizuar fushatën sepse Ilir Meta e di shumë mirë se çdo të ndodhë në 25 prill, se votat në kuti për PS do pikojnë si ky shi mbi kokat tona.

Ngjarja është e patolerueshme, autori të quhet menjëherë para drejtësisë dhe Lulzim Basha nuk duhet ta politizojë ngjarjen dhe Ilir Meta të ndalë fushatën e tij idioteske të tensionimit të situatës.”

Key Words: Infowebtv, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu