Elbasan/ Ambulanca merr një person të shtrirë në rrugë . Mister shkaqet (Foto)

0

Gjendet i shtrirë në mes të rrugës një person në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e lagjes “5 Maji” pikërisht në afërsi të kompleksit “Doko”.

Qytetarëve u ka rënë në sy një person gjë gjendej i shtrirë në rrugë dhe janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë duke marrë edhe ujë nga një lokal aty pranë.

Kanë qenë po qytetarët që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën që gjithashtu kanë mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes.

Shtetasi është transportuar për në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet pse ai ndodhej i shtrirë në mes të rrugës. Ishte një i dehur apo kishte pësuar gjendje të fikëti për shkak të Covidit, ose sëmundjeve të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu