Elbasan/ Mbyllen pavijonet ‘Covid’ në rrethe, Manastirliu: Do të kemi lehtësim të masave kufizuese

0

Përmirësimi i situatës epidemiologjike në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendosë mbylljen e pavijoneve covid në spitalet Rajonale.

Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga kreu I Grupit Parlamentar i Partinë Socialiste Taulant Balla u kthye në spitalin e Elbasanit , nga ku falenderoi bluzat e bardha për kontributin e tyre përballë virusit të rrezikshëm.

Sipas Manastirliut prej 2 javësh situata në vend është e qendrueshme, ndërsa sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor postcovid për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme.

Ndërsa rastet që do të kenë nevojë për hospitalizim nga rrethet  do të dërgohen në spitalin covid 1 në kryeqytet.

“Ulja e rasteve positive me covid do të sjellë lehtësim të masave kufizuese, që do të komunikohen nga Komiteti Teknik I Ekspertëve”- tha ministrja e Shëndetësisë.

Ndërsa Taulant Balla teksa theksoi se luftës po i vjen fundi, i kërkoi qytetarëve të kenë kujdes sepse ende nuk ka mbaruar. Në vijim Balla komplimentoi bluzat e bardha për vetëmohimin e tyre të treguar gjatë luftës me pandeminë.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu