Humbet kontaktet me familjen një 40-vjeçar nga Lepenica e Vlorës. Ermal Ngucaj, 40-vjeç prej 4 ditësh nuk ka asnjë kontakt me familjen.
Ndërsa familjarët kanë denoncuar sot zhdukjen e tij. Makina e 40 vjecarit është gjetur në fshatin Mavrovë të Vlorës. Familja dyshon se ai mund të jetë rrëmbyer.
Në foto shihet Ermal Ngucaj, tashmë i zhdukur në rrethana të paqarta.
Raportohet se Ngucaj është me precedent penal dhe se vetëm një vit më parë ka dalë nga burgu.
Në fakt një vit më parë 40-vjeçari, u përfshi në një konflikt për një biznes gurore në Lepenicë.
Ai u akuzua nga një djalë 19-vjeçar nga fshati Kotë e Vlorës, Paolo Durmishaj se e kishte aksidentuar me makinë ku si pasojë i riu mbeti i plagosur.
Paulo Durmishaj asokohe rrëfeu se konflikti për biznesin e gurores vazhdonte prej 4 vitesh.