Festa gjatë pandemisë/ Këshilla për ushqimet që duhen konsumuar

0

Gjatë kësaj periudhe pandemie të gjithë kemi kuptuar rolin e rëndësishëm që luajnë në organizmin tonë konsumimi i ushqimeve të pasura me vitamina dhe lëndë të tjera ushqyese.
Për median kombëtare “Top Channel”, mjekja Nutricioniste, Albana Daka, ka thënë se: “Gatimet në shtëpi dhe festimi me familjarët do të bëjë që të ulet konsumi i alkoolit. Padyshim, që do konsumojmë gjelin e detit, përsheshin, edhe bakllavanë, por në sasira normale. Të ngrihemi gjithmonë nga tavolina, jo kur stomaku nuk mban më.
Edhe këto truket e vogla funksionojnë, që mes vakteve të konsumojmë fruta të thata, fruta stine, që në vaktin kryesor, siç është darka e ndërrimit të viteve, të mos shkojmë të uritur.
Si personat që e kanë kaluar Covid-in, ashtu edhe ata që i druhen infektimit, bëjnë të njëjtën pyetje, çfarë të hamë dhe çfarë të shmangim.
Ne këshillojmë frutat dhe perimet e stinës, bishtajoret, mish pule, gjeli, peshk.
Jo me shumë se 2 herë në javë mish i kuq.
Jo fruta deti për personat e moshës së tretë, që kanë yndyrnat e larta.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu