Gledian Llatja i përgjigjet Gazment Bardhit pas denoncimit në SPAK. Inskenim dhe baltosje. PD në krizë

0

Ja deklarata e kryebashkiakut Llatja:

U njoha nga mediat me një “pseudo” kallëzim që i deleguari i Lulit në Elbasan ka bërë kundrejt meje në SPAK.
Por siç duket me ardhjen e këtij individi në Elbasan, (që vetëm me Elbasanin s’e lidh gjë) na paska filluar gjuetia e shtrigave në atë Parti Demokratike që ka mbetur.

PD GËNJEN DHE PËR KONTRATAT QË KA MIRATUAR DHE FIRMOSUR VETË!

Bashkia e Elbasanit përmes një vendimi të Këshillit Bashkiak i jep pronarëve të truallit; disa familjeve të vjetra elbasanase një sipërfaqe publike 2600 m2 në funksion të projektit të tyre zhvillues të ndërtimit me një normë kthimi 35% e sipërfaqes që do të ndërtohet mbi pronën publike.

E në këmbim, Bashkia Elbasan merr 5471 m2 sipërfaqe ndërtimi (që kjo i bie të jetë ndërtesa e re e Bashkisë me kosto 0 lekë) dhe 1481 m2 sipërfaqe publike lulishte.
Por me matematikën e PD 7×7=42.

Ndiqeni deklaratën e kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja, në profilin e tij në Facebook në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/llatja.gledian/videos/3845840925439146
https://www.facebook.com/llatja.gledian

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu