Humb jetën në aksident 23-vjeçari në rrugën Belësh- Cërrik. Emri dhe komunikata e policisë

0

Shpejtësia dhe lagështira e nxjerrin nga rruga, përmbyset “Benz”-i, vdes i riu në Cërrik

Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Belsh – Cerrik në fshatin Shales. Viktima është Indrit Zekthi 23 vjeç, banues në Belsh.

Policia thekson se i riu duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe si pasojë ndërroi jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

Cërrik/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Belsh – Cerrik, në fshatin Shales, Cërrik, shtetasi I. Z., 23 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasin I.Z

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu