Iu gjet arsenal armësh në banesë, arrestohet zyrtari i Bashkisë Elbasan (Emri+Foto)

0

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi në banesë iu gjet një arsenal armësh.

Raportohet se i arrestuari është Gentian Duka, 44 vjeç, i cili punon si inspektor në Drejtorinë e Tatimeve në Bashkinë e Elbasanit.

“Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së 44-vjeçarit, gjetën e sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti, një thikë dhe 7 karikatorë. Provat e mësipërme janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Gjithashtu po vazhdon puna për dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarje dhe të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi nëse është i implikuar në ngjarje kriminale të ndodhura më parë”, njoftoi policia këtë të Shtunë.

Burimi nga: Bold News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu