Joklin Dika nga qyteti i Elbasanit fiton çmimin Miss Best Model Balkan në Antalia

0

Bukuroshja Joklin Dika nga qyteti i Elbasanit ka rrëmbyer çmimin ‘Miss Best Model Balkan’ në Antalia të Turqisë në eventin e bukurisë ‘Golden Star Kids International’.

Joklin, jo vetëm ka performuar si modele dhe si miss, por ka shpalosur edhe traditën shqiptare në përgjithësi dhe atë elbasanase në veçanti. Ajo performoi në mënyrë të shkëlqyer edhe një valle të Shqipërisë së Mesme.

Joklin, 9 vjeçe, është një kërcimtare prej 6 vitesh në skenë dhe një modele prej 4 vitesh. Ajo ka performuar në shumë skena duke rrëmbyer dhe çmime të ndryshme si ‘Vallja Dyshe’ në Shkodër në ansamblin Ar dance, dhe ka rrëmbyer çmime të tjera si ‘Miss televizioni’ dhe ‘Best Dancer’ etj.

E veshur me veshjen popullore Çame dhe të Shqipërisë së Mesme, Joklin ka folur për traditën tonë për zakonet tona, ushqimet tona në veçanti për Ballakumen tonë.

Ndërkaq mes emrave të njohur të Jurisë Ndërkombëtare si, Ekaterinë Mgabloshvili, Patuna, Mariana Nazarchuk, Anna Birjukova etj, pjesë e panelit të gjykimit ka qenë dhe instruktorja e muzikës pranë QKF-së Vlorë znj. Albana Tushe Çuro.

Golden Star Kids International është një produksion botëror i patentuar nga producentja shqiptare Albana Çakshiri. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu