LAJM I FUNDIT/ Damian Gjiknuri nis sulmin nga Vlora, kërkon dorëheqjen e Ilir Metës

0

Gjiknuri:

Unë dua të falenderoj të gjithë qytetarët vlonjatë, dua të falenderoj anëtarësinë e PS, Vlora tregoi se është qëndrestare, jemi afër rezultatit të vitit 2017, pikërisht falë punës së bërë prej të gjithëve. Dua të falenderoj dhe forcat e tjera politike që treguan maturi, qetësi.

Unë shpresoj që presidenti të mbajë fjalën e tij dhe të dorëhiqet si president, e falenderoj për energjizimin që i bëri fushatës sonë. Ne mund të kishim qenë dhe më mirë, por 5 mijë vota në qarkun e Vlorës ishin çuar dëm, sigla e partisë është ajo që ka më shumë rëndësi.

Presidenti i dha motiv të gjithë qytetarëve vlonjatë, për të dalë dhe për të mvështetur PS, zgjedhjet ishin një referendum edhe për presidentin. Vlonjatët dinë të presin por dinë dhe të përcjellin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu