Mesazhi i ndjerë i bashkisë Librazhd për ndarjen nga jeta të Arianit Alliut, Drejtorit të Pallatit të Kulturës në këtë qytet

0

Përsëri dhimbja e ndal kohën në qytetin tonë e më gjerë, në kujtim të Drejtorit të Pallatit të Kulturës, z. Arianit Rustem Alliu.

Prej më shumë se dy javësh ai luftoi me armikun e padukshëm, tinzar dhe të pabesë Covid 19.

Ne të gjithë gëzoheshim kur merrnim vesh se ai po e përballonte me sukses sulmin e armikut të padukshëm dhe kurrsesi nuk donim të besonim për momentet e vështira. Por sot jemi të detyruar të pranojmë me dhimbje të papërshkrueshme lajmin tragjik për familjen, farefisin e gjerë, shkokët, miqtë dhe bashkëpunëtorët: Në luftë e sipër, Arianiti, qytetari i devotshëm, koreografi, nxënësi dhe vazhduesi i veprës së Mjeshtrit të Madh Sadi Halili, e humbi betejën me Covid 19.
Ai ishte vetëm 46 vjeç, me projekte të qarta për zhvillimin e kulturës në Bashkinë tonë.

Majlinda dhe djemtë do ndjehen gjithmonë krenarë për ty,pasi le gjurmet e tua ne jeten artistike te keti qyteti,duke sjelle gezim dhe hare me punen tende.

Koleget e tu dhe të gjithë ne do të kujtojme gjithmonë si njeri pasionant që me pune dhe modesti arrite të triumfosh dhe te fitosh çmime artistike kombetare dhe nderkombetare.

I përjetshem qoftë kujtimi Yt Arianit,do na mungosh aq shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu