Momenti i vrasjes së kandidatit për president në Ekuador (Video)

0

EKUADOR- Kandidati i qendrës për zgjedhjet presidenciale të 20 gushtit në Ekuador, Fernando Villavicencio, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga persona ende të panjohur. 59-vjeçari Villavicencio ishte mes tetë kandidatëve në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit. Sipas sondazheve të fundit, ai renditej i dyti sa i përket preferencave të votuesëve.

“Jam i indinjuar dhe i tronditur nga vrasja e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio. Dua t’ju siguroj se ky krim nuk do të mbetet i pandëshkuar. Krimi i organizuar e vrau atë, por do të përballet me peshën e plotë të ligjit,”-tha Presidenti Lasso përmes X (ish-Twitter).

Vitet e fundit, Ekuadori, midis Kolumbisë dhe Perusë, është goditur nga një valë dhune që i atribuohet bandave të trafikut të drogës. Gjatë procesit parazgjedhor u vra një kryetar bashkie dhe një kandidat për deputet. Kryetarja e Këshillit Kombëtar Zgjedhor (CNE), Diana Atamaid, u ankua se anëtarët e institucionit, përgjegjës për organizimin e procesit zgjedhor, kanë marrë kërcënime për jetën e tyre.

Shkalla e vrasjeve në Ekuador pothuajse u dyfishua në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, duke arritur në 25 për 100,000 banorë – niveli më i lartë në historinë e vendit.

Në shifra absolute, 4,603 njerëz u vranë, krahasuar me 2,115 një vit më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu