Një tjetër humbje e madhe në radhët e bluzave të bardha/Ndahet nga jeta mjeku i njohur

0

Një tjetër humbje e madhe në radhët e bluzave të bardha. Mjeku i njohur vlonjat, Llambro Bala ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.Doktori ishte infektuar prej disa ditësh, ndërsa nuk mundi që të mposhte sëmundjen duke ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë, ku shpreh ngushëllimet për humbjen e mjekut të njohur dermatolog.

“Me dhimbje të thellë Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë njofton humbjen e Dr.Llambro Bala, mjek Dermatolog në Vlorë, si pasojë e Covid-19.

Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmeve të tij……. I paharuar qoftë kujtimi i Tij!”, thuhet në postim.

Ndërkohë që mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Llamvros ka dhënë dhe ish-ministri Arben Malaj, i cili shkruan:

Nje lajm i trishtueshëm per nje nga mjekët e jashtëzakonshëm të Vlorës. Një njeri fisnik dhe i kudogjendur. Buzagaz dhe i pa përtuar. Ngushëllime famijes! U prehtë në paqe!

Kolegëve në facebook u kërkoj ndjesë për mbingarkesën e postimeve me lajme të tilla por i kam njohur edhe personalisht dhe dua tju shpreh mirënjohje deri në fund. Arbeni

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu